Ahmed Hulusi

DUAJA VALËT E DREJTUARA NGA TRUNI

Resul-ALLAHU thotë <<DUA-ja ËSHTË ARMA E BESIMTARIT>> (mu’min)! A jemi ne vërtet të vetëdijshëm mbi zbatimin e <<DUAS>>? 

Ç’është <<Duaja>>dhe cila është dobia e saj? Meqë nuk ka zot largë jush, atëherë kujt i drejtohen lutjet tuaja (Duat)? Të përpiqemi tash t’ju përgjigjemi pyetjeve tuaja....

<<Duaja >> është veprim për t’i drejtuar valët e trunit! 

T’i kujtojmë disa të dhëna që tashmë i kemi thënë..... 

Sa i përket njëmendësisë(hakikat), njeriu s’është gjë tjetër vetëm  një tërsi Emrash që i përkasin <<ALLAHUT>>...Domethënë, qenja njerëzore është një lloj formule e përbër nga kuptimet, e veshur me Emrat më të Bukura t’ALLAHUT. Me fjalë tjera, ALLAHU bëri njeriun Kalif të Tij, për T’a përfaqësuar në tokë, duke e stolisur(veshur) me Emrat e Tij më të Bukur. 

Pas transformimeve të ndryshme, kuptimet e këtyre Emrave  janë shfaqur në trunin e njeriut me urdhërin e ALLAHUT.

Sipas pohimit: <<Ju nuk mund të doni pa Vullnetin e ALLAHUT>>, Duaja juaj (lutja), në të vërtetë s’është gjë tjetër, pos një dëshirë e ALLAHUT.

Megjithate, është një SISTEM, një REND, i vendosur nga ALLAHU, i njohur me emrin <<synnet-ALLAH>>. Ja që një dëshirë e tillë që buron nga Emrat më të Bukur t’ALLAHUT, ndonjëherë shprehet në formë <<Dua-sh>>edhe prej vet jush. 

Ndonëse zakonisht, nën ndikimin e ideve materialiste, mendojmë se njerëzit bashkëbissedojnë me ndihmën e buzëve dhe të veshve, bashkëbisedimi, në të vërtetë është një lidhje ndërtrunore. Shpesh ndodhë që t’a ndjejmë, t’a përkapim një lidhje të tillë, por ne nuk mund t’a shpjegojmë logjikisht në mungesë të njohjes. <Intuita>> juaj është arritje e përkapjes suaj të brendshme të valëve....

<<Duaja>> rrjedhë nga Emrat e ALLAHUT (Esma-ALLAH). Është në qenësinë tuaj dhe vepron si një valë e drejtuar kah një qëllim dhe që arrin synimin e tij. Kështu, <<DUA-ja>>nuk është një kërkesë që del(buron) nga një ZOT i ndodhur jashtë vetes-suaj, por më shumë një dëshirë, zanafilla(burimi) i së cilës ndodhet në qenësinë tuaj. 

Ju luteni, zbatoni <<Duan>> dhe kështu  i drejtoni ndodhitë sikur kjo të jetë e shkruar në fatin tuaj. Në fakt nuk jini ju që drejtoni, por është AI-ALLAHU!.

Sikurse që parazitët zvoglohen sa më shumë që njera nga dy hemisferat e globit tokësor gjindet në anën e kundërt të diellit, duke shkaktuar kështu një pranim më të mirë të valëve të shkurtëra, njësoj vlenë edhe për trunin njerëzor, i cili bëhet më i ndjeshëm dhe më i fuqishëm, sidomos duke filluar nga mesnata. Kjo vlenë si për pranim (frymëzim) ashtu edhe për transmetimin(duaja). Nata ka një rëndësi të veçant për <<Din-in Islam>>.

Ata njerëz që e shpërfillin zbatimin e <<Dua-s>>do të privohen nga çmuarja(vlerësimi) si dhe nga fuqitë e mundshme të qenësisë së tyre si dhe nga mirësitë që burojnë prej kësaj lutjeje.<<Duaja >> është një ushtrim i fuqisë së ALLAHUT, që qëndron(jeton) në qenësin tuaj.

Fakti se i Dërguari i ALLAHUT është lutur aq shumë nuk do të thotë në asnjë mënyrë se ai ka kërkuar diçka nga një Zot i ndar prej tij(jasht tij), përkundrazi kjo tregon se ai  e ka drejtuar fuqinë dhe forcën që jetojnë në vetveten e tij,  por që i përkasinALLAHUT, drejt dëshirave të tij.

Sa më e fuqishme që  të jetë aftësia e trunit tuaj, aq më  të dobishme janë lutjet (Duat) dhe përkalimi mendor.... 

Ju përhapni tërsinë e mendimeve tuaja përmes tokës në përpjestim me fuqinë e trunit(mendjes)suaj, jo vetëm në çastin kur ju bashkëbisedoni, por edhe kur ju mendoni. Këto frekuenca të pranuara nga mendje(tru) tjera, pranues përkatës, janë quajtur <<intuitë>>ose <<frymëzim>>. Ja në këso marrëdhëniesh disa njerëz shpirtëror-frymor të vertetë, të njohur në Sufizëm me emrin <<irshad kytub>> kanë një aftësi mbinatyrore. Ajo që shenjohet me marjen e fluksit (el-faydz Fajiz) s’është gjë tjetër vetëm një shtrirje mendore në saje të një përkalimi tjetër mendor të valëve të drejtuara. Ne kemi sjellë të dhëna më të hollësishme mbi këtë temë në librin tonë të titulluar <<DUAJA dhe DHIKRI>>, leximin e së cilës ne ua këshillojmë gjithsesi!.....

Në këtë kapitull, jemi përpjekur t’ua bëjmë të kuptueshme se <<DUAJA>>është mjeti më i dobishëm në jetën e njeriut. Dijeni se ALLAHU ju përgjigjet përmes vet jush. Fakti se është në dijeni për të gjitha mendimet tuaja është rezultat i ekzistencës suaj me vet Ekzistencën e TIJ dhe manifestimin e Tij përmes vet jush.

Është mirë për çdokend që t’a zbatojë <<DUAN>>dhe të lutet rregullisht, pamvarsisht nga gjendja e tij shpirtërorre ose vetëdija e tij, siç bënte i Dërguari i ALLAHUT. Do t’a dijmë në jetën e pasvdekjes më qartë se asgjë nuk ka qenë më e frutshme se sa <<DUA-ja>> dhe namazet. 

N’a e mundësoft ALLAHU t’a jetësojmë rëndësin e <<DUA-s>>, të na bëjë t’a duam, t’a çmojmë sa jemi gjallë aq sa të mundemi dhe të na e forcojë <<shpirtin>> tonë. Dhe ALLAHU n’a e lehtësoftë punën. 

Lidhur me faktin se kah vijnë shpirtrat tonë? Nëse do ALLAHU ne do t’a shqyrtojmë këtë në kapitullin vijues.